Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë ble 346 milionë lekë materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor


Këshilli i Ministrave ka vendosur për lidhjen e kontratës për blerjen e materialeve mbrojtëse për COVID-19.

Kontrata kap vlerën 346 milionë e 105 mijë e 800 lekë me TVSH.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe blerja është zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare

Po ashtu, në një vendim tjetër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin “Planifikim, menaxhim dhe administrimi”, i shtohet fondi prej 46 105 800 (dyzet e gjashtë milionë e njëqind e pesë mijë e tetëqind) lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019, në kategorinë e shpenzimeve korrente.

Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.