Vendosni fjalën kyçe....

Policia tjetër sqarim qytetarëve: Lejohet transporti i tyre, por jo shitja e produkteve në minimarkete e dyqane


Policia e Shtetit ka bërë një tjetër sqarim për qytetarët lidhur me masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Policia thotë se gjatë fundjavës do të lejohet transporti i mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, për të furnizuar marketet por nuk do të lejohet shitja e tyre.

“Nisur nga pyetjet e shumta drejtuar Policisë së Shtetit nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, sqarojmë se:

Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por NUK lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.

Për të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129 duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *