Vendosni fjalën kyçe....

“S’rri dot më brenda” – I riu në Durrës provon të hidhet nga kati i pestë i pallatit (Video)


Një 28-vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës ndërsa siç raporton Balkanweb, i riu ka deklaruar se nuk rrinte dot më brenda i mbyllur në shtëpi për shkak të kufizimeve të vendosura lidhur me koronavirusin.

Ai ka provuar të dalë jashtë nga shtëpia duke rrezikur të marrë gjobë e bashkëshortja e ka kyçur brenda.

Pasi ka hapur me forcë derën i riu ka provuar të hidhet nga dritarja e katit të pestë por policia ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke e ndaluar.

‘Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda’, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *