Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, cilët janë 4 viktimat


Të tjera zbulohen lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fushë Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Sipas BW, ata janë: Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Të katër personat po udhëtonin me një mjet tip “Audi”, kur janë përplasur me një kamion me targa të Kosovës, duke e goditur nga pas. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë.

Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa i katërti u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.

“Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.”-thuhej në njoftimin e policisë.

Fatkeqësisht, as personi i katërt nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë pak para se të mbërrinte në spital.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa ende nuk dihet nëse automjeti kishte autorizim për të qarkulluar, duke marrë parasysh masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *