Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 16 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë


Një tjetër rast me koronavirus është konfirmuar në Kosovë, duke e çuar në 16 numrin e të prekurve.

Lajmin është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili zbulon se bëhet fjalë për një grua të ardhur nga Londa.

 “Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

IKSHPK u bën apel qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri dhe duke reduktuar daljet vetëm në raste në raste emergjente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *