Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Ramës: Nuk është koha për beteja politike, ke kohë të merresh me opozitën


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për Euro News Albania deklaroi se në kohën kur Shqipëria është përfshirë nga epidemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk ka kuptim beteja politike.

Basha i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me opozitën por të fokusohet te zgjidhja e problemeve të qytetarëve.

Pavarësisht debatit politik, disa nga propozimet e opozitës janë pranuar në letër. Nuk ka asnjë pengesë dhe asnjë kompleks por të veprojmë pa asnjë pengesë.

Refuzoj të përfshihem në debat politik sepse nuk i vlen askujt. I bëj thirrje të mos merret me opozitën. Do të ketë kohë që ai të merret me opozitën dhe opozita të merret me të. Ta fokusojë kohën e tij tek zgjidhja e problemeve të njerëzve. Është kohë e humbur në këtë kohë të sulmosh opozitën.

Sot duhet të merresh me njerëzit. Po të ishte për politikë do të rrija edhe unë, prisja çfarë shkon dhe nuk shkon, prisja dështimin e tij. Po flasim për jetë njerëzish.

Nuk ka kuptim për beteja politike, pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish. Politikanët shkojnë dhe vijnë, jeta e qytetarëve është më e rëndësishme. Prandaj, kemi bërë propozime që besoj se janë zgjidhja e duhur”.

Sipas Bashës, qeverisë i mjafton të bëjë menaxhim të mirë dhe transparence. Më tej kryedemokratik ka kërkuar edhe një herë të anulohen koncesionet dhe paratë të shkojnë në funksion të menaxhimit të situatës.

Mjafton të bëjnë mirëmenaxhim dhe transparencë. Transparenca është aleati më i mirë kundër panikut dhe frikës. Ndaj ftesa është transparencë për çdo hap. Shqipëria ka mundësi, jo të Italisë, Britanisë apo Francës. Janë 120 milionë euro koncesione.

Para disa ditësh janë paguar 700 mijë euro për inceneratorët e Tiranës. Ajo që kërkojmë është jo vetëm e arsyeshme por e domosdoshme. Anulimi i këtyre koncesioneve, pezullimi apo ngrirja e këtyre kontratave dhe devijimin e fondeve për njerëzit e varfër.

Nuk ka kundërshtarë politikë kur rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Ndaj e lus Ramën që të jetë sa më pak nervoz. Sigurisht vërejtjet tona për mosmarrjen e masave në kohë qëndrojnë.

Le ta lëmë mënjanë egon tonë politike, le të mos shohim gogolin e kundërshtarit. Gjithçka e kam bërë me vetëdije të plotë sikur të ishim në pushtet do t’i realizonim ne këto? Po, do t’i realizonim.

Këto masa nuk janë për Partinë Demokratike, për Lulzim Bashën. Janë për njerëzit dhe të lehtësojnë vështirësitë ekonomike në këto kohë krize”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *