Supermodelja Heidi Klum dyshon se edhe ajo është e prekur nga koronavirusi dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit.
Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke puthur me bashkëshortin e saj përmes xhamit, pasi është vetëizoluar në pritje të përgjigjes së analizave.
Klum thotë se po shpreson që të ketë vetëm një të ftohtë, edhe pse shenjat tregojnë se mund të bëhet fjalë për koronavirus.
“Si shumë nga ju, edhe unë kam qenë e sëmurë gjatë gjithë javës dhe, për fat të keq, burri im që u kthye nga turneu i tij disa ditë më parë gjithashtu ndjehet i sëmurë. Për të qenë të sigurt, ne po qëndrojmë larg derisa të marrim rezultatet e testeve tona për koronavirusin (që ne ishim në gjendje t’i bënim sot). Ne nuk duam të përhapim mikrobet dhe të rrezikojmë që të sëmurim të tjerët… edhe njëri-tjetrin! Aq sa dua ta përqafoj dhe ta puth, është më e rëndësishme të bëj gjënë e duhur dhe koronavirusi të mos përhapet më tej.
Këto janë periudha të çuditshme … por në këto momente, ju kujtoni se cilat janë me të vërtetë gjërat më të rëndësishme – njerëzit që ju duan dhe ti mbani ata të sigurt. Distanca sociale është ajo që të gjithë duhet të bëjmë tani për të qenë qytetarë të përgjegjshëm të botës. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë dhe varet nga ne që të mbrojmë të dashurit tanë, qinjët tanë dhe komunitetet tona. Ju lutemi dëgjoni zyrtarët dhe qëndroni në shtëpi nëse mundeni dhe fizikisht të distancoheni nga njerëzit e tjerë … veçanërisht nëse nuk ndiheni mirë. Shoh të gjitha gjërat e bukura që njerëzit po bëjnë për njëri-tjetrin në të gjithë globin dhe kjo më jep shpresë! Ju dërgoj të gjithëve ju dashuri, pozitivitet dhe energji shëruese … së bashku ne mund ta kapërcejmë këtë, por duhet të jemi proaktivë në mënyrë që të gjithë të kemi një të ardhme të ndritshme dhe të shëndetshme.”– shkruan modelja.
Ajo mungoi edhe në episodin e fundit të “America’s Got Talent” për shkak të gjendjes së saj.