Vendosni fjalën kyçe....

1441 viktima në Itali nga Covid-19


Autoritetet italiane kanë njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka shkuar në 1441 me 17.750 të prekur, 2795 më shumë se dje.

Numrin më të madh të viktimave e ka Lombardia e pasuar nga Emilia Romanja. Italia është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi pas vendit të origjinës, Kinës.

Por duhet thënë se ndërsa Kina ka pasur ulje të menjëhershme të numrit të rasteve të reja e viktimave, në Itali e vendet e tjera europiane numrat po rriten me shpejtësi.

Vendi i tretë për numrin e viktimave në botë është Irani me 611 të tilla. Ndërsa numri i të prekurve në vendin e Gjirit Arabik është 12729 sipas televizonit shtetëror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *