Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nga nesër do mbyllen fasoneritë, call-center-at dhe qendrat tregtare përveç ushqimoreve dhe farmaceutikës


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një dalje publike i ka bërë me dije se nga dita e nesërme do mbyllen të gjitha call-center-at dhe fasoneritë.

Madje Rama tha se nëse nuk zbatohet urdhri do ketë sanksione për këdo.

Nesër edhe fasonët  edhe Call Centerat do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre,. Nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do ët fillojnë inspektimet për sigurimin e standardeve të sigurisë, nëse ato nuk do të garantohen, do merren masa drastike që do bien mbi shpatullat e sipërmarrësve. Ta harrojnë që të vijë në të kërkojnë para tek shteti për shkak të mbylljes. Kjo është një mbylljen që do ët vij si rezultat i moszbatimit të rregullave dhe mosvënies në jetë të këshillave, është papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, përkundrazi do të ndëshkohet”-tha Rama.

Gjithashtu këtyre masave do i nënshtrohen edhe qendrat tregtare përveç dyqaneve të ushqimoreve dhe farmaceutikës.

Këto masa do zbatohen në këto tre ditë rresht, ndërsa nga dita e hënë do dalin direktiva të reja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *