Vendosni fjalën kyçe....

Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus


Turqia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus. “Një qytetar mashkull testoi pozitiv për koronavirusin në mbrëmje”– tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, në një konferencë për shtyp në herët të mërkurën ndërsa theksoi se po merreshin të gjitha masat paraprake.

“Individi i infektuar e kontraktoi virusin pasi u kthye nga Europa. Ai është izoluar plotësisht”–  tha Koca, citon Anadolu Agency.

“Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë. Të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ranë në kontakt me të janë nën mbikëqyrje”- shtoi ai.

Ministri u tha qytetarëve se koronavirusi nuk është më i fortë se masat që do të marrin. Sipas tij, një pacient i karantizuar nuk mund të kërcënojë shoqërinë.

“Ju lutemi mos shkoni jashtë vendit nëse nuk është e detyrueshme. Ne duhet të ndjekim udhëzimet e ministrisë për ruajtjen kundër koronavirusit”- u bëri apel ai qytetarëve.

Turqia muajin e kaluar mbylli kufirin e saj me Iranin, i cili u godit rëndë nga virusi, dhe anuloi të gjitha fluturimet me këtë shtet.

Që nga dhjetori i 2019-ës, virusi është përhapur në gjashtë kontinente dhe në më shumë se 100 vende.

Numri global i vdekjeve nga koronavirus deri tani është mbi 4,260, ndërsa janë shënuar më shumë se 118,100 raste të konfirmuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *