Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon krerët fetarë, i kërkon të sensibilizojnë besimtarët


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e të gjitha besimeve fetare në Shqipëri me fokus koronavirusin.

Rama i ka shprehur krerëve fetarë se situata nuk është në momentin për të mbyllur kultet fetarë por i ka kërkuar atyre që të sensiblizojnë besimtarët sidomos të moshuarit për të qëndruar në  shtëpi pasi janë pjesa që sëmundja prek më shumë.

Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vunerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojnë në shtëpi”- tha Rama

Kreu i qeverisë gjithashtu u kërkoi komuniteteve fetare që të shmanget puthjet, përqafimet apo lutjet ku besimtarët qëndrojnë shumë ngjitur me njëri-tjetrin.

“Edhe në mbledhjet ku keni më shumë besimtarë duhet të tregoni kujdes që këto rregulla, pavarësisht  se thyejnë ritualet fetare duhet të respektohet si puthja e dorës, përqafimi apo falja shumë ngjitur njëri me tjetrin. Është mirë që këto masa të transmetohen nga ju krerët e feve që të sensibilizoni besimtarët. Ky është një virus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë. Më vjen mirë që jeni sensibilizuar të gjithë edhe me besimtarët dhe hoxhallarët, myftinjtë e tjerë“- u shpreh kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *