Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për 7 mars, aktivistët i kujtojnë Shahinit rastin në Fier: Të quheshe ministrja e Abuzimit, jo e Arsimit


Ky 7 mars është shoqëruar me protesta përpara Ministrisë së Arsimit. Lëvizja Vetëvendosje në vend, kërkon reagim urgjent nga ministrja Besa Shahini për rastet e dhunës në shkolla dhe mungezën e refletktimit të institucioneve të arsimit.

“Vetëm para pak kohësh ishim dëshmitar të një incizimi ku profesori i gjimnazit ngacmoi seksualisht nxënësen në formë shantazhi dhe kërcënimi. Vetëm pak ditë kanë kaluar nga përdhunimi i një gjimnazisteje nga dy bashkëmoshatarët e vetë. Ndërkohë që 4 bashkëmoshatarë të tjerë janë akuzuar për ngacmim seksual përmes shantazhit me video. Vitin e kaluar patëm një rast të ngjashëm në një tjetër qytet, ku sërish, përmes shantazhit me video një nxënëse u përdhunua nga bashkëmoshatarë gjimnazistë. Ajo që është më e rëndë është se ky fakt erdhi nga stafi por nuk ishte bërë denoncimi. Denoncimin e bëri pastruesja e shkollës.”– tha një nga aktivistet.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, Ministria e Arsimit duhet të kishte emrin Ministria e Abuzimit me gjithë rastet e dhunës që janë shënuar vitin e fundit.

 “Ministria duhet të vendosë që me një ndërhyrje gjithëpërfshirëse të gjithë institucionale të bëhet ashtu siç e ka emrin, Ministria e Arsimit, dhe jo menaxhere që administron krizën në dhunën mbi vajzat sikur ta kishte emrin Ministria e Abuzimit.”- vijon aktivistja.

Paraditen e sotme, ministrja Shahini i bëri urimet e saj për 7 mars nga mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, duke thënë se rezultatet në arsim janë përmirësuar. Po ajo nuk tha asnjë fjalë për dhunën e ushtruar në institucionet arsimore, abuzimet, apo për rastin e përsëritur të helmimit në një shkollë në Fier.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *