Vendosni fjalën kyçe....

“O pleh, kuptove pleh” – Braçe lajmëron fshatarët të largohen e “bën sherr” me ndjekësin në Instagram


Zv.kryeministri Braçe u ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave që t’u binden urdhrave të policisë e të largohen bashkë me makineritë e punës e kafshët nga buza e lumit Shkumbin e argjinatura e tij pasi ai po del nga shtrati.

Ai ka zgjedhur rrjetin Instagram për t’i njoftuar banorët e fshatrave që preken nga rreziku i mundshëm.

‘Lumi Shkumbin po del nga shtrati. Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buz

Teksa një ndjekës e ka komentuar në postimin e tij duke i kërkuar llogari, Braçe i është kthyer duke e quajtur pleh.

‘Ooooo pleh, ku e di ti që kanë dhënë leje apo plehu s’ka nevojë të dijë? Ka veç një idiot që ka vajtur e ka ngulur shtëpinë aty ooo pleh dhe ai është pa leje. Kuptove pleh.’ – shkruan Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *