Vendosni fjalën kyçe....

Nga baxhanaku i Ben Blushit, te ish-anëtari i bordit të Fondacionit Soros – Emrat e KLGJ-së për Gjykatën e Lartë


Këshilli i Lartë Gjyësor i ka dërguar presidentit Meta për miratim tre emra për në Gjykatën e Lartë.

Siç theksohet në njoftimin zyrtar, tre emrat përfaqësojnë juristët dhe janë përkatësisht një ekspert në fushën e së drejtës administrative, një në atë të së drejtës civile dhe një në fushën e së drejtës penale.

Po cilët janë tre emrat që institucioni i drejtuar nga Naureda Llagami ia ka çuar për miratim kreut të shtetit.

Sokol Sadushaj

Sokol Sadushaj u emërua rreth një vit e gjysmë më parë në krye të Shkollës së Magjistratutës për herë të dytë. Ai është anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros.

Sadushaj ka qënë pjesë e Grupit të Lartë i Nivelit të Ekspertëve, që ishte ngarkuar me hartimin e projektligjeve kushtetuese dhe ligjore, të cilat pastaj do të shqyrtoheshin nga deputetët e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Ai ka qenë Anëtar i Bordit të Administratës Publike pranë Fondacionit Soros në vitet 2001-2005.

Sadushaj është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986 si dhe ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet në vitin 2003. Ka punuar si prokuror në Sektorin e Kontrollit të Përgjithshëm në Rrethin e Vlorës (1986-1991). Ka ushtruar profesionin e avokatit për periudhën 1993-1998. Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011.

Ervin Pupe

Pupe është baxhanaku i Ben Blushit, drejtorit të Top Chanelit. Pupe është kthyer në Shqipëri në vitin 2006 pas një kohe në emigrim. Në kohën kur emri tij doli si një nga kandidatët për në Gjykatën e Lartë u theksua se ai nuk e plotësonte kriterin e të pasurit 15 vjet përvojë në fushën e avokatisë apo po kaq vite përvojë në jurisprudencë.

Ilir Panda

Edhe në rastin e Pandës, pati kundërshti të forta. Emri i tij lidhej me përfshirje politike në nivele të larta, gjë që ligji për kandidimin në Gjykatën e Lartë e ndalon. Konstatimi për Pandën ka ardhur nga ONM-ja (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike. Po kështu jetëshkrimi i tij nuk reflekton pozitën e rëndësishme të kandidatit në bordin e drejtorëve të një banke ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *