Vendosni fjalën kyçe....

CIA e hakon Kinën prej 11 vitesh, raporti i kompanisë kineze të sigurisë kibernetike


Spiunët amerikanë kanë hakuar sektorët e aviacionit, energjisë, internetit dhe madje edhe qeverië kineze për më shumë se një dekadë, tha firma e sigurimit kibernetik me qendër në Pekin, Qihoo 360, pas një hetimi të bazuar në pajisjet ‘Vault7’ të botuar nga WikiLeaks.

Akuzat vijnë nga një shitës i madh dhe me reputacion kinez i sigurisë kibernetike dhe u bënë publike të hënën në blogun e kompanisë, në anglisht dhe kinezçe. Sipas Qihoo, një grup hakerash të emërtuar APT-C-39 janë konfirmuar se vijnë nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane.

Sulmet u gjurmuan qysh në shtator 2008, me përqendrimin më të madh të objektivave në provincat e Pekinit, Guangdongut dhe Zhejiangut, tha kompania. Ndër sektorët e synuar ishin aviacioni civil, institucionet kërkimore shkencore, industria e naftës dhe nënprodhimeve të saj, ndërmarrjet e internetit dhe qeveria kineze.

Firma e sigurimit kibernetik arriti në përfundimin se sulmi ishte iniciuar nga një ‘organizatë hakimi në nivel shtetëror’ sepse hakerat kishin përdorur ‘armë kibernetike ekskluzive të CIA-s’ si Fluxwire dhe Grasshopper, shumë kohë përpara se ato të zbuloheshin publikisht se ishin zhvilluar nga spiunët amerikanë, kur WikiLeaks publikoi të ashtuquajturën ‘cache’ të dokumenteve ‘Vault7’, në Mars 2017.

Koduesi i CIA-s i akuzuar për rrjedhje të dokumenteve, Joshua A. Schulte, aktualisht është në gjyq për spiunazh ndaj  SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *