Vendosni fjalën kyçe....

Deputetes zvicerane i ndalohet të shkojë me maskë në Kuvend


Në hapjen e seancës parlamentare të pranverës në Zvicër, vëmendja u përqendrua te përhapja e koronavirusit të ri. Çështje e cila solli mjaft mosmarrëveshje në fjalë. Ndërsa deputetja e SVP-së Magdalena Martullo-Blocher, ishte ulur me një maskë mbrojtëse në fytyrë, kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, Isabelle Moret i kërkoi ta hiqte.

Mediat në Zvicër shkruajnë se Blocher vendosi të largohej fare nga salla. Ajo tha më vonë se ishte e pavendosur, do të pajtohej me urdhrin e Isabelle Moret ose nëse do t’i ndiqte procedurat nga një distancë.

Deputetja tha se shqetësimi i saj kryesor ishte se nuk dëshironte të infektonte askënd. Sipas saj, ekziston një rrezik i rritur i infeksionit në parlament, pasi aty ulen shumë njerëz së bashku për një kohë të gjatë dhe afër njëri-tjetrit. Për Martullo-Blocher, vendimi i kryeparlamentares për ndalimin e maskës nuk ishte i drejtë. Kjo gjë shkel lirinë personale.

Delegacioni administrativ i Parlamentit, konsideron se veshja e maskës rekomandohet për njerëzit që ndjehen të sëmurë.

Nëse ky është rasti, deputeti me simptoma duhet të kontaktojë mjekun pa vonesë. Por pa simptoma, ajo nuk duhet të veshë një maskë, në mënyrë që të mos japë një sinjal të keq.

Vizitorët nuk u lejuan gjatë kësaj seance parlamentare për shkak të virusit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *