Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Rindërtimi do të nisë me familjet që kanë më pak të ardhura


Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm prezantoi modelet e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale.

Rama tha se procesi i rindërtimit do të nisë pikërisht me banesat e banorëve në zonat rurale, që aktualisht jetojnë në çadra. Ai shtoi se këta banorë e kanë më urgjente sesa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë nën një çati të re.

“Gara ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale. Ndërkohë që vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane ku bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, pra apartamente në lagje apo blloqe të reja banimi. Është realizuar gjkithçka që është e nevojshme nga pikëpamja e projektimit për banesat individuale në zonën rurale.  Rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe më me pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit por që përveç të tjerave janë të detyruar të qëndrojnë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga toka, gjëja e gjallë. E kanë më urgjente sesa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë nën një çati të re.”- tha Rama.

Pas kryeministrit, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj prezantuan  më në detaje projektin mbi rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *