Vendosni fjalën kyçe....

Tre kandidatë të kualifikuar për Gjykatën e Lartë, i pari që intervistohet Sokol Sadushaj


Intervistohet në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidati i parë për në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushaj.

 “33 vite pune në sistemin e drejtësisë, si prokuror, avokat, jurist ne administrate, anëtar i gjykatës Kushtetuese, hartues ligjesh. Procesin e nisa për një motiv të fortë, të jap kontribut në fushën e së drejtës administrative.”, tha Sadushaj.

Sadushaj tha se sfida e parë është që institucioni i Gjykatës së Lartë, është që t’i lepet legjitimiteti dhe u zotua të hartojë një strategji për këtë.

“T’i jepet legjitimiteti këtij institucioni. Legjitimitetin e kësaj gjykate e do opinioni publik. Gjykata e Lartë nuk ka një strategji. Unë dhe kolegët do ta hartojmë një strategji. Njësia e shërbimit ligjor mund të ndihmojë në uljen e fluksit të madh të dosjeve”, tha Sadushaj.

KLGJ sqaroi më herët se nga lista fillestare prej 21 kandidatësh, janë kualifikuar për të vijuar procedurën e përzgjedhjes për emërim vetëm tre kandidatë, për të cilët Këshilli ka vendosur zhvillimin e intervistave në seanca dëgjimore në datën 27.2.2020, duke filluar sot në orën 10.00.

Në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të kryejë vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë, nga katër pozicione që janë gjithësej dhe do t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tyre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *