Vendosni fjalën kyçe....

Trump i kërkon Kongresit mbi 1 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin


Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të ndajë fonde të reja prej 1.25 miliardë dollarësh lidhur me urgjencën e krijuar nga koronavirusi i ri Covid 19.

Zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu tha që kishte për qëllim të transferonte 535 milionë dollarë të cilat ishin ndarë për parandalimin dhe trajtimin e virusit Ebola gjatë vitit aktual fiskal.

Russell T. Vought, drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, tha në një letër drejtuar Kongresit se fondet do të shpenzoheshin për furnizime mjekësore urgjente, testime laboratorike, zhvillim të vaksinave dhe formave të tjera të monitorimit.

Në letër thuhet se administrata Trump ishte e gatshme të dërgonte para për shtetet që ndihmojnë.

“Unë e nxis Kongresin të ndërmarrë një veprim të shpejtë për të siguruar fondet shtesë të kërkuara”– shkroi Z. Vought, citon NYT.

Kjo kërkesë do duhet të aprovohet nga Kongresi. Brenda disa orësh nga kërkesa, demokratët treguan pakënaqësi lidhur me kërkesën për transferimin e fondeve ekzistuese në vend të ndarjes së fondeve të veçanta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *