Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë karabinierët, arrestohet në Brindisi shtetasi shqiptar


Një shqiptar u arrestua në Brindizi të Italisë, pasi akuzohej për “vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe për hapje zjarri me armë drejt policisë.

Mediat italiane shkruajnë se Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindisit pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët.

Në 30 janar ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë. Policia po e ndiqte atë në qytetin e Teramos. Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

Shqiptari arriti t’ju ikë autoriteteve, derisa u kap në apartamentin e tij në Brindizi. Gjatë kontrollit në banesë, Xhixhës iu sekuestrua edhe arma, me të cilën ai qëlloi drejt policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *