Vendosni fjalën kyçe....

Nis përdorimi në masë i maskave në Tiranë (Video)


Mjekët e Qendrës Universitare Nënë Tereza në Tiranë, mjekët nuk i heqin maskat as kur lëvizin brenda mjediseve të spitalit më të madh në vend.

Njësoj veprojnë edhe shumë prej pacientëve që shkojnë në QSUT për problemet e tyre. Siç transmeton TV Klan, maskat kanë nisur të përdoren edhe nga qytetarët në rrugët e kryeqytetit.

Deri tani në Shqipëri nuk është konfirmuar asnjë rast i koronavirusit, frika ka mbërthyer qytetarët. Nëpër farmaci maskat gjenden me vështirësi masa dhe dezinfektues.

Masa të shtuara ka edhe në qendrat shëndetësore në çdo kat të qendrave shëndetësore. Janë afishuar rregullat që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Sipas një mjekeje të një qendre shëndetësore janë marrë të gjitha masat ndërkohë që thekson se përhapja e panikut është e ekzagjeruar.

VINI RE: Video marrë nga TV Klan


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *