Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motoçikletën në hyrje të Lezhës, dy të plagosur


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, në hyrje të qytetit të Lezhës. Mësohet se një motoçikletë u përplas me një mjet tip “Benz”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit dyshohet se janë një djale me nënën e tij, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa nuk ka ende të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *