Vendosni fjalën kyçe....

Franca i rikthehet luftës së viteve ’50…ndaj çimkave


Franca mendoi se i kishte hequr qafe çimkat në vitet ’50, por vitet e fundit insektet që thithnin gjak janë rikhyer në skenë.

Në përgjigje të kësaj rezistence të padëshiruar, qeveria franceze filloi të enjten një fushatë kundër çimkave, që përfshin një faqe interneti të dedikuar dhe një linjë telefonike informacioni.

‘Të gjithë mund të preken’, thuhet në faqen e internetit, e cila jep informacione mbi masat e rrepta për të parandaluar përhapjen e insekteve të vogla.

Dhomat e gjumit dhe dhomat e ndenjes me divan janë në një rrezik të veçantë pasi insektet preferojnë të jetojnë në zona të errëta, vijon shpjegimi në faqen e internetit.

Paraziti, emri shkencor i të cilit është Cimex, ushqehet me gjakun e njeriut dhe secili mund të kafshojë deri në 90 herë brenda një nate të vetme, duke lënë plagë të ngjashme me kafshimet e mushkonjave.

Masat e rekomanduara për të parandaluar infektimet përfshijnë larjen e rrobave me 60 gradë Celsius dhe pastrimin e mobiljeve të përdorura me nxehtësi të thatë para se ta çoni në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *