Vendosni fjalën kyçe....

Ministri serb bën llogaritë: Kemi humbur 461 milionë euro nga taksa që vuri Kosova


Ministri serb i Tregtitë, Ljajiç, ka bërë llogaritë e humbjeve të pësuara nga Serbia që prej vendosjes së taksës nga ana e ish-kryeministrit Haradinaj para 14 muajsh.

Sipas tij, humbjet e Beogradit kanë qenë në masën 461 milionë euro. Ai tha se në bazë ditore, në Kosovë, hynin rreth 1 milion euro mall nga Serbia.

Në një intervistë për ‘RTS’, Ljajiç ka thënë se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit do sjellë sërish probleme, shkruan Lajmi.net.

Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme për heqjen e të gjitha barrierave dhe kërkon tregti të lirë duke lavdëruar marrëveshjet për trafikun hekurudhor dhe ajror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *