Pamjet e mahnitshme të kapura gjatë një periudhe 20-ditore tregojnë Liqenin Baikal, më të madhin e Rusisë, plotësisht të ngrirë.
Pamjet, të cilat u regjistruan në datat 10-30 janar, tregojnë se akulli formohet ngadalë mbi sipërfaqen e liqenit. Baikal, i cili ndodhet në Siberinë Jugore, është liqeni më i madh në botë i ujërave të ëmbla.
Zakonisht ai është e mbuluar me akull për rreth pesë muaj të vitit, me ngrirjen që fillon qysh në nëntor në disa pjesë të tij.