Vendosni fjalën kyçe....

Bernie Sanders fiton në New Hampshire, dy kandidatë tërhiqen nga gara


Bernie Sanders ka fituar garën e demokratëve në New Hampshire, e ish-zv.presidenti Joe Biden ka pësuar një humbje të thellë.

Senatori Sanders ishte në një rezultat të ngushtë me ish-kryebashkiakun Pete Buttigieg, duke marrë  25.73 % të votave ose më pak se 2% më shumë se Buttigieg i cili kishte 24.44%.

BBC shkruan se në vend të tretë doli Amy Klobuchar, pasuar nga Elizabeth Warren dhe Joe Biden që përfunduan në vendet e katërt dhe të pestë.

Ndërkohë sipërmarrësi Andrew Yang dhe senatori i Kolorados Michael Bennet, të dy u larguan nga gara.

Pas kësaj fitoreje, Sanders tha se “Kjo fitore këtu është fillimi i fundit për Donald Trump”, dhe premtoi se do të ndërtojë një “lëvizje politike të pashembullt” për të mposhtur republikanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *