Vendosni fjalën kyçe....

“Më vunë pistoletën në kokë e më përmendën fëmijët” – Si u kërcënua gjyqtarja e dosjes “Shullazi”


Gjykata ka vendosur të kthejë për hetime të mëtejshme dosjen e kërcënimit ndaj gjyqtares së Apelit të Krimeve të Rënda, Saida Dollani.

Bëhet fjalë për kërcënimin që i është bërë bashkëshortit të Dollanit, teksa kjo e fundit shqyrtonte në Apelin e Kimeve të Rënda dosjen e Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij.

‘Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.’ – deklaronte në dëshminë e tij në prokurori bashkëshorti i Dollanit në prill të vitit 2019, raporton ‘Balkanweb’.

Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet. Po ndërsa prokuroria kryente veprime në procesin ndaj Shullazit regjistroheshin debate të forta mes të dyshuarve dhe gjyqtares Dollani, të cilën e akuzonin se me çështjen e tyre po kalonte vettingun.

Hetimet për kërcënimin nuk dhanë rezultat, përderisa dhjetë muaj pas ngjarjes së pretenduar prokurorja Ida Ahmetlli iu drejtua gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e çështjes.

Vendimi i akuzës u kundërshtua nga Dollani që këmbënguli në vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.

Kërkesa e prokurores Ahmetlli u rrëzua nga gjykata e cila vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme. Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores së çështjes. Ndërkohë Saida Dollani është larguar nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen ‘Shullazi’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *