Vendosni fjalën kyçe....

Interi “i ngrin buzëqeshjen” Ibrahimoviçit, përmbys gjithçka e shpartallon Milanin 4-2


Interi arriti një fitore fantastike 4-2 në derbi ndaj Milanit duke përmbysur gjithçka. Edhe pse u gjend në disavantazh 0-2 në pjesën e parë, ekipi i Kontes përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Golat u shënuan për Milanin nga Rebic e Ibrahimoviç  në minutat 40 e 45. Me fillimin e pjesës së dytë zikaltërit u zgjuan duke shënuar tre gola me Brozoviç, Vecino, De Vrij e Lukaku në minutat 51, 53, 70 e 94.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Juventusin që hodhi një hap fals në ndeshjen e ditës së djeshme duke u mundur nga Verona në transfertë.

Në garë për titullin kampion është edhe Lacio që mban vendin e tretë me një pikë më pak se dy të parat. Ndërsa Milani po bën një sezon të dështuar dhe praktikisht është vetëm për vendin e gjashtë që e çon në Ligën e Europës sezonin që vjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *