Vendosni fjalën kyçe....

Trump pushon nga puna dy zyrtarët e lartë që dëshmuan kundër tij


Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga puna dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij në gjyqin në Senat.

I dërguari amerikan në BE, Gordon Sondland, tha se kishte mësuar sot që presidenti e do ta shkarkojë nga puna.

Nënkoloneli Aleksandër Vindman, një ekspert i lartë në Ukrainë, u shoqërua jashtë Shtëpisë së Bardhë ku punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtar.

Trump thuhet se dëshiron të bëjë disa ndryshime të stafit pasi senatorët e liruan atë nga akuzat për  keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

I pyetur më herët të premten në lidhje me njoftimet se ai mund ta shkarkonte Nënkolonelin Vindman, Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Nuk jam i kënaqur me të. Pse, ju mendoni se jam i kënaqur me të?”

Megjithatë ka raportime se Vindman do të riemërohet në Departamentin e Mbrojtjes.

Si e acaruan Sondland dhe Vindman presidentin Trump?

Duke dëshmuar në Kongres në nëntorin e kaluar, Sondland ishte shumë i qartë në dëshminë e tij se një vizitë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ishte e kushtëzuar që Kievi të niste hetimet që mund të ndihmonin politikisht Trump-in.

Sondland ishte në atë kohë duke punuar me avokatin personal të zotit Trump, Rudy Giuliani.

Vindman dëshmoi gjithashtu nëntorin e kaluar. Ai tha se ishte “i shqetësuar” pasi dëgjoi një thirrje telefonike “të pahijshme” të Trump-it në 25 korrik të vitit të kaluar me presidentin e Ukrainës.

Vindman tha para një komisioni të drejtuar nga demokratët se “Nuk po u besonte veshëve për ato që po dëgjonte” gjatë thirrjes telefonike. Presidenti Trump i kërkoi presidentit Zelenskiy të fillonte hetimet ndaj rivalit demokrat Joe Biden, si dhe rreth aludimeve se kishte qenë Ukraina dhe jo Rusia pas ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të 2016s në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *