Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me aplikacionin, demokratët vonojnë rezultatet e garës në Iowa


Kontrollet e cilësisë po vonojnë rezultatet e demokratëve në Iowa. Gati tre orë pasi filloi mbledhjen, nuk ka ende rezultate zyrtare nga Partia Demokratike e Iowa-s.

Kjo është gara e parë për emërimin e një kandidati të Partisë Demokratike për të përballur presidentin Trump në nëntor.

Mesa duket aplikacioni i ri dështoi dhe organizatorët e partisë lajmëruan se kishin gjetur ‘mospërputhje’ dhe lëshuan një deklaratë për të thënë se ata nuk ishin hakuar.

“Ne gjetëm mospërputhje në raportimin e tre grupeve të rezultateve. Përveç sistemeve të teknologjisë që përdoren për të renditur rezultatet, ne jemi gjithashtu duke përdorur foto të rezultateve dhe letrat për të vërtetuar që të gjitha rezultatet përputhen dhe të sigurohemi që kemi saktësi në numrat që raportojmë”– tha drejtorja e Komunikimit të Partisë Demokratike në Iowa, Mandy McClure, citon CNN.

Ajo shtoi: “Kjo është thjesht një çështje raportimi, aplikacioni nuk e regjistroi dhe kjo nuk është një hile apo një ndërhyrje.”

Sipas saj kjo ka sjellë dhe vonesën në publikimin e rezultateve. Ky është viti i parë që tre rezultate të veçanta do të publikohen për publikun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *