Të paktën 18 persona, përfshirë tetë ushtarë të qeverisë së Somalisë dhe 10 militantë të al-Shabaab u vranë, ndërsa më shumë se 13 të tjerë u plagosën kur luftëtarët e al-Shabaab-it sulmuan ushtrinë dhe bazat e trupave të misionit paqeruajtës të Bashkimit Afrikan.
Hassan Ibrahim, një zyrtar ushtarak në rajon, i tha Anadolu Agency përmes telefonit se sulmi kryesor ndodhi në bazën AMISOM dhe SNA në afërsi të Qalimoë në rajon.
‘Grupi terrorist al-Shabaab sulmoi bazën tonë në Qalimoë të dielën në mëngjes. Tetë ushtarë u vranë, më shumë se 13 të tjerë u plagosën por ne kemi vrarë më shumë se 10 militantë të al-Shabaab-it,’ tha Ibrahim.
Grupi gjithashtu sulmoi disa pika të tjera vëzhgimi me predha tha ai, duke shtuar se ata nuk dihej ende sa ishte numri i viktimave dhe i të plagosurve.