Vendosni fjalën kyçe....

Ushtarët zbulojnë nëndetësen e kartelit kolumbian që përdorej për të transportuar drogë (FOTO)


Ushtarët në Kolumbi kanë zbuluar një nëndetëse që përdorej nga një kartel kolumbian për të tregtuar kokainë me një vlerë që shkon deri në 100 milion.

Nëndetësja prej 17 metrash e përbërë nga tekstil me fije qelqi, u gjet në komunën Bajo Baudo afër kufirit me Panamanë.

Autoritetet besojnë se nëndetësja do të ngarkohej me kokainë që do të shpërndahej përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Daily Mail shkruan se nëndetësja vetë mund të kushtojë deri në 2 milion për t’u ndërtuar. Ajo u gjet nga ushtarët kolumbianë në një moçal.

Komandanti i Batalionit, Giovanni Carrillo tha për mediat lokale se nëndetësja ishte ndërtuar kohët e fundit dhe se struktura ishte e përfunduar dhe ishte gati për përdorim.

Carrillo shpjegoi se përmes nëndetëses, do të kishte qenë ‘e lehtë’ për trafikantët që ‘të ngarkonin dhe shkarkonin ngarkesat përpara se të dilnin në det’.

Carrillo shtoi se nëndetëse të tjera të ngjashme janë gjetur përgjatë bregdetit kohët e fundit. Autoritetet thanë që nëndetësja ishte e aftë të mbante tre tonë kokainë të pastër. Asnjë arrestim nuk është bërë ende ndërsa hetimi vazhdon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *