Vendosni fjalën kyçe....

Pas Brexit-it, ministri britanik është i pari që mbetet pa punë por largohet si “triumfator”


Zyrtari i parë që ka humbur punën pas Brexit, u konfirmua në të njëjtin moment që Britania u largua zyrtarisht nga BE-ja. E siç shkruan Mirror, ai është Sekretari i Brexit-it, Steve Barclay, pasi me daljen nga BE-ja departamenti i tij u mbyll zyrtarisht.

Ndërsa nëpunësit civilë do të punësohen diku tjetër në Whitehall, Barclay do të humbasë vendin e tij në tryezën e Kabinetit.

Por për të kjo është mënyra më e mirë për t’u larguar nga puna. Atij do t’i ofrohen rreth 17,000 pound, nëse ai nuk merr një punë tjetër ministrore brenda tre javësh.

Ai mund të zgjedhë të heqë dorë nga pagesa nëse dëshiron.

Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit tha dje: “Zakonisht, të gjithë ministrat kanë të drejtë pagese kur largohen nga puna e tyre. Padyshim varet nga individët ato që ata vendosin ta marrin.”

Në një letër drejtuar Barclay-t, ai shkroi: “Në ditën kur Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja, ju mund të krenoheni  në veçanti që ne po mbajmë premtimin tonë popullit britanik për të realizuar Brexit-in.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *