Vendosni fjalën kyçe....

Anëtarja më e re e SPAK-ut betohet te Presidenti Meta


Anëtarja më e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-ut) ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ceremonia e betimit të znj. Doloreza Musabelliu, u zhvillua sot në Presidencë.

Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores Musabelliu.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Doloreza Musabelliu është zgjedhur në SPAK për një mandat 9-vjeçar është. Ajo është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.

Musabelliu ka qenë më parë prokurore e Krimeve të Rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në Tiranë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *