Vendosni fjalën kyçe....

Italia shteti me nivelet më të larta për mbijetesën nga kanceri


Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, Italia ka nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri, pesë vjet pas diagnozës në BE.

Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për kancerin e prostatës është 90%, krahasuar me një mesatare 87% të BE-së, ndërsa shkalla për kancerin e gjirit është 86%, krahasuar me një mesatare europiane 83%, sipas profilit të Italisë për gjendjen shëndetësore në BE, që u prezantua në Bari.

Shkalla e mbijetesës për kancerin e zorrës së trashë është 64%, katër pikë më e lartë se mesatarja e BE-së, ndërsa ajo për kancerin e mushkërive është 16%, krahasuar me 15% për Europën në tërësi. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *