Vendosni fjalën kyçe....

Krimi makabër në Korçë, i akuzuari ndryshon befas dëshminë


Autori i akuzuar i vrasjes së ndodhur në Korçë paraditen e sotme ka ndryshuar dëshminë e dhënë në polici pas krimit të rëndë.

Fillimisht raportohet se Zamir Topi e kishte kryer vrasjen pas sherrit me viktimën, Dashnor Osmani, lidhur me varrin e së ëmës në fshatin Pocestë, duke qenë se të dy ishin bashkëfshatarë.

Topi tha se ishte përplasur edhe herë të tjera me Osmanin, pasi e akuzonte se i kishte dëmtuar varrin e së ëmës.

Së fundmi mësohet se Topi ka thënë se kishte lidhje intime me bashkëshorten e viktimës ndërsa dyshohet se është person me probleme mendore. Prokuroria po i heton të dyja pistat e krimit të rëndë që tronditi ditën e sotme qytetin juglindor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *