Vendosni fjalën kyçe....

“Je një lav*re” – Katica Janeva fyen ish-vartësen pas dëshmisë në gjyq


Ish-shefja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, që po gjykohet për një rast korrupsioni e ka fyer rëndë prokuroren Lile Stefanova pasi kjo e fundit dha dëshminë e saj para trupit gjykues.

Siç raporton Agjenciaina, Janeva raportohet t’i ketë thënë Stefanovas: ‘Ti je një m*t dhe një la**re’.

Në dëshminë e saj ditën e sotme prokurorja Stefanova pohoi se i akuzuari i dytë çështjen ‘Reket’, Boki 13 është parë shpesh në mjediset e Prokurorisë Speciale.

Në dëshminë e saj, prokurorja Lile Stefanova tha se shefja e saj, Katica Janeva kishte urdhëruar që Jordan Kamçev, të lirohej nga paraburgimi në arrest shtëpiak, për rastin ‘Perandoria’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *