Vendosni fjalën kyçe....

Studimi i çuditshëm, shkencëtarët vëzhgojnë lopët dhe zbulojnë se ato “flasin” me njëra-tjetrën


Lopët janë në gjendje të ‘komunikojnë’ me njëra-tjetrin, thotë një studim i ri. Botuar në një revistë shkencore në dhjetor, studimi vëren se bagëtitë e racës Holstein-Fresian janë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke përdorur pëllitjet e tyre.

Studiuesit, përfshirë studiuesen kryesore, Alexandra Green, morën 333 mostra të vokalizimit të lopëve dhe i analizuan duke përdorur programe të analizave akustike.

Ata zbuluan se lopët janë në gjendje të japin sugjerime në situata të caktuara dhe të shprehin emocione të ndryshme, duke përfshirë ngacmimin, zgjimin, angazhimin dhe shqetësimin.

Shenja pozitive u panë kur kafshët pritej të ushqeheshin kurse ato negative u vunë re kur atyre iu mohua ushqimi kur u izoluan fizikisht dhe vizualisht nga pjesa tjetër e tufës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *