Vendosni fjalën kyçe....

“Vendimin për t’u larguar nga Familja Mbretërore e mori Meghan-i” – Motra e Meghan Markle


Gjysmëmotra e Meghan Markle kritikoi ashpër sot Dukën Harry dhe bashkëshorten e tij për trajtimin që i bënë babait të saj, Thomas kur deklaroi: ‘Ata duhet të kërkojnë ndjesë pasi kanë shumë arsye për këtë’.

Samantha Markle, 55 vjeç, e cila është vajza e Thomas Markle nga martesa e tij e parë, gjithashtu pretendoi se vendimi për largimin e çiftit nga Familja Mbretërore dhe emigrimin në Kanada ishte marrë nga Meghan-i dhe jo burri i saj.

Në një intervistë të gjerë me ‘ITV’s This Morning’, Markle, e cila jeton në Florida, tha: ‘Princi Harry dhe Meghan-i kanë mjaft arsye për të kërkuar ndjesë. Ne nuk po flasim për adoleshentë, po flasim për të rritur që e dinin se çfarë po bënin dhe në lidhje me babanë tim ishte kaq e gabuar dhe tronditëse’.

Ajo gjithashtu tha se Meghan-i fillimisht ishte kënaqur me vëmendjen e të qenit në Familjen Mbretërore.