Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj akuza të forta Ramës: Ka mobilizuar burime brenda e jashtë vendit në lobingje për ndarjen e Kosovës


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Haradinaj, e ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për ndarjen e Kosovës.

Ai ishte i ftuar në një intervistë në Syri.net me gazetarin Çim Peka, ku tha se me planin për ndarjen, Prishtina do humbiste minierën e Trepçes.

‘Jam i habitur me mobilizimin e resurseve që Rama ka vendosur në dispozicion brenda dhe jashtë vendit me lobingje, për ndarjen e Kosovës. Me këtë ndarje ne humbinim Trepçen. Nga përllogaritjet, Trepça vlen 10 miliardë euro në 10 vjet. Kjo është akuza kryesore. Kur kam hy me fol për  ndarjen e Kosovës i kam parasysh të gjitha rreziqet. Nuk e kam lexuar shkresën e tij, çdo fjalë që kam thënë është e saktë. I qëndroj mbrapa në cdo kohë. Ka më shumë për të, por e kam kursy kombin.’ – tha Haradinaj.

Haradinaj tha më tej se projekti për ndarjen e Kosovës është mbështetur edhe nga presidenti i Kosovës, Thaçi, i cili ka qenë në sinkron me kryeministrin Rama.

‘Thaçi e ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbaj këtë qëndrim. Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron’, u shpreh Ramush Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *