Vendosni fjalën kyçe....

Siri & Alexa mund të pësojnë ndryshim seksi në 2020-ën, por a është kjo e nevojshme?


Në 2020 priten ndryshime të reja për Siri-n dhe Alexa-n dhe një nga këto ndryshime sipas “The Guardian” konsiston në ndryshimin e zërit duke e bërë atë më neutral për gjininë. Pra nuk duhet të jetë as zë mashkullor dhe as femëror, por asnjanës.

Në vend që kompanitë teknologjike të fokusohen në problemin e vërtetë, pra që këto programe të kuptojnë se çfarë thonë përdoruesit e tyre të etniteteve të ndryshme, halli i madh është që zëri i tyre të jetë asnjanës për t’u bërë qejfin grupeve LGBT.

Produktet si Alexa dhe Siri po përballen me kritika në rritje se i keqkuptojnë gratë dhe pakicat etnike, e për këtë arsye kompanitë e softuerit të zërit po zhvillojnë sisteme zëri neutrale gjinore për t’u siguruar që industria e teknologjisë së zërit të bëhet më gjithëpërfshirëse – edhe kur dëgjon edhe kur bisedon.

Edhe pse kjo mund të tingëllojë pozitive, cili është saktësisht problemi që këto kompani po përpiqen të zgjidhin?

Në botën reale nuk ekzistojnë sistemet e zërave neutrale gjinore kështu që pse duhet të ndodhë kjo me programet.

Një studim për Washington Post u kërkoi njerëzve që të lexonin tituj të ndryshëm të lajmeve dhe më pas pyetën Alexa-n se çfarë mendonte se kishin thënë njerëzit. Dallimi midis asaj që u tha dhe asaj që kuptoi pajisja ishte 30% më e madhe për njerëzit me thekse jo-amtare. Hulumtimet e fundit tregojnë gjithashtu se pajisja është 13% më e saktë për burrat sesa ajo për gratë. Të përqendrohen paraprakisht të zgjidhin këtë problem kompanitë e teknologjisë, pastaj të merren me krijimin e një zëri neutral.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *