Vendosni fjalën kyçe....

“Sindikata e vjetër publikoi pagat e drejtuesve për të delegjitimuar punën tonë”,SMBB: Ja pagat qesharake që marrin minatorët e Albchrome-it


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka publikuar listën e pagesave me shumat përkatëse sipas profesioneve që marrin minatorët në kompaninë Albchrome duke i quajtur qesharake për vështirësitë, normat dhe oraret që kryejnë.

“Prej disa ditësh sindikata e vjetër, leva e kompanisë, ka publikuar listëpagesat e disa minatorëve për disa vite më parë, kryesisht drejtuesve të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ky veprim banal është bërë me synimin për të delegjitimuar përpjekjen tonë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve. Çdo sindikatë normale përpiqet për përmirësimin e kushteve të punëtorëve, ndërsa sindikata e pazarxhinjve Taf Koleci e Kol Nikollaj iu bën thirrje minatorëve që të ulin kokën dhe të mbyllin gojën, se pagat i paskan patur më të larta sesa duhej”-thuhet në deklaratën e SMBB-së.

Postimi i plotë:

JA “MILIONAT” QË KANË MARRË MINATORËT E ALBCHROME PËR MUAJIN DHJETOR

Prej disa ditësh sindikata e vjetër, leva e kompanisë, ka publikuar listëpagesat e disa minatorëve për disa vite më parë, kryesisht drejtuesve të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ky veprim banal është bërë me synimin për të delegjitimuar përpjekjen tonë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve. Çdo sindikatë normale përpiqet për përmirësimin e kushteve të punëtorëve, ndërsa sindikata e pazarxhinjve Taf Koleci e Kol Nikollaj iu bën thirrje minatorëve që të ulin kokën dhe të mbyllin gojën, se pagat i paskan patur më të larta sesa duhej!

Jo më larg se dje kanë dalë listëpagesat e minatorëve të Albchrome për muajin dhjetor. Shumat “e hatashme” i gjeni në tabelën bashkëngjitur, sipas profesioneve, për nivelin “Qafa e Buallit”. Për të mos cenuar të dhënat personale të punëtorëve, emrat janë fshirë.

Minatori duhet të futet qindra metra nën tokë, të punojë mbi 20 ditë në muaj, me tre turne, të punojë më shumë sesa norma e dyfishuara, e prapë të marrë pagën qesharake që shikoni në tabelë. Pa harruar që nëse zbresim edhe trajtimin ushqimor, paga nuk është më qesharake, por skandaloze!

Secili e vlerëson vetë sesa të kënaqur mund të jenë minatorët me këtë pagë dhe sesa e drejtë është përpjekja jonë!

Bashkohemi për të shpëtuar nga skllavëria!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *