Vendosni fjalën kyçe....

Dëmet nga zjarret mund t’i kushtojnë Australisë 3.5 miliardë dollarë


Australia pritet të përballet me një humbje prej 5 miliardë dollarësh australianë, ndërsa zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha në të gjithë kontinentin, sipas një parashikimi të bankës australiane ‘Westpac’.

Fatkeqësia natyrore gjithashtu mund të ulë 0.2 deri në 0.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, tha banka në analizën e saj fillestare të publikuar të hënën.

Sektorët e turizmit dhe bujqësisë janë goditur më rëndë, ndërsa zona me prekjen më të madhe përbën rreth një përqind të ekonomisë së vendit.

Rreth 10,550 kërkesa sigurimesh në total janë depozituar që kur u shpall katastrofa e zjarrit më 8 nëntor. Ndërsa kostoja totale e katastrofave si kjo (përfshirë humbjet e siguruara dhe ato të pasiguruara që kërkojnë ndihmë nga qeveria) ka të bëjë me dyfishin e humbjes së siguruar.

‘Vlerësimi i ndikimit ekonomik të katastrofave është gjithmonë i vështirë, veçanërisht kur masa e plotë e dëmeve është ende e panjohur,’ thanë analistët e ‘Westpac’-ut.

Kriza e tanishme e zjarrit ka pasur një ndikim më të madh se zjarret e vitit 2009 në Victoria, një nga më shkatërruesit në historinë australiane, në të cilën vdiqën më shumë se 170 njerëz, u shkatërruan 2.029 shtëpi dhe u dogjën mbi 400,000 hektarë.

Vetëm përmbytjet e Queensland-it të viteve 2010-11 kanë pasur një ndikim më të madh, me një kosto totale të vlerësuar prej 6.4 miliardë dollarësh australianë, tha ‘Westpac’-u.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *