Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me raketa në Bagdad, pranë Ambasadës Amerikane


Një sulm me raketa ka ndodhur në Bagdad, në Zonën e Gjelbër ku është vendosur ambasada e SHBA-së, ambasada të tjera të perëndimit dhe biznese të huaja.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja për të luftuar ISIS-in ka konfirmuar se dy raketa të vogla u ulën pranë Zonës së Gjelbër të fortifikuar fort në Bagdad të mërkurën pasdite, por pa shkaktuar dëme në trupat ose objektet e koalicionit.

Komanda e përbashkët ushtarake irakene tha për CNN, se “dy raketa Katyusha u ulën në Zonën e Gjelbër në Bagdad. Nuk ka raportime për viktima.”

Ekipi i CNN-it në Bagdad dëgjoi sirena nga brenda Zonës së Gjelbër dhe dy shpërthime. Por nuk ishte e qartë menjëherë se kush i kishte hedhur raketat ose nga ku ishin shkrepur.

Ky sulm vjen një ditë pasi Irani hodhi më shumë se dhjetë raketa në bazat ajrore amerikane në Irak.

Pavarësisht se mediat iraniane kanë raportuar për të paktën 80 viktima, SHBA pretendon se nga sulmi nuk ka patur asnjë të vdekur as nga SHBA, as nga Iraku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *