Vendosni fjalën kyçe....

Rama propozon si përfaqësuese të Shqipërisë në OSBE, bashkëjetuesen e djalit të Fatmir Mediut


Teksa Shqipëria ka marrë drejtimin e OSBE-së për vitin 2020, kryeministri Rama po përgatitet te emërojë përfaqësuese të Shqipërisë në këtë institucion, zonjushën E.Isufaj.

Lajmi është pohuar për Hashtag.al nga burime diplomatike, ndërsa vlen të theksohet se personi në fjalë rastis të jetë bashjetuese e djalit të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Dyshja bashkëjeton në kryeqytetin austriak, Vjenë dhe në ditët në vijim pritet që E.Isufaj të emërohet në postin e rëndësishëm.

Ky nuk është rasti i parë që kryeministri Rama miklon ish-deputetë të opozitës dhe aleatë historikë të saj.

Rreth dy vjet më parë, kreu i qeverisë propozoi ish-ministren dhe ish-deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, si kandidaturën e vetme të Shqipërisë në RCC (Regional Cooperation Council), organizatë me qendër në Bosnje Hercegovinë.

Organizata në fjalë merret me projekte ekonomike rajonale nën mbikëqyrjen e BE-së.

Një tjetër esksponent i lartë i PD-së, që është propozuar nga kryeministri Rama në një post me rëndësi, kësaj here brenda vendit, është ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ky i fundit u propozua dhe aktualisht është anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *