Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut rrit pagat e mjekëve e infermierëve, specialistët do marrin deri në 1600 euro


Maqedonia e Veriut ka vendosur të rrisë pagat e personelit mjekësor në vend.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipç, i cili tha se rritja do bëhej në përputhje me marrëveshjen kolektive të arritur me dy Sindikatat (Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike), shkruan Ina-online.net.

Sipas tij, nga muaji shkurt mjekët specialistë do t’i kenë pagat nga 100 mijë denarë (1600 euro). Gjithashtu rritje të pagave do të ketë edhe për personelin shëndetësor.

Për infermierët do ketë 20-23% rritje, për mjekët e përgjithshëm 25%, 15% për bashkëpunëtorët shëndetësisë si dhe 5% rritje për punëtorët teknikë. Nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *