Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një azil në Poloni, 4 pacientë humbin jetën, 20 të plagosur


Katër njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën pas një zjarri në një azil në Poloni.

Sipas Reuters, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës në qytetin Chojnice, dhe zjarri dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një pacient që po pinte cigare.

Tre persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa i katërti ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

“Fillimisht u vërtetua se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një prej pacientëve që me shumë gjasa po pinte cigare”– tha zëdhënësi i policisë Michal Sienkiewicz.

Përpjekjet e ekipit të shpëtimit u vështirësuan për shkak të shëndetit të dobët të pacientëve dhe paaftësisë së tyre për të lëvizur, si dhe nga sasia e madhe e tymit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *