Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria gjermane nis tërheqjen nga Iraku


Ushtria gjermane njoftoi më 7 janar se do të tërheqë një pjesë të trupave të saj nga Iraku.

Ushtarët gjermanë janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë.

Gjermania tha se forcat e saj do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt.

Vendimi u mor për shkak të tensioneve midis SHBA dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Përveç ushtarëve pranë Bagdadit, Gjermania ka trupa në rajonin e Kurdistanit në Irak, ku ata trajnojnë forcat lokale të sigurisë.

Qeveria gjermane tha se forcat mund të zhvendosen përsëri në Irak, nëse misioni i tyre i trajnimit rifillon.

Parlamenti irakian ka thënë se dëshiron tërheqjen nga Iraku të koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton militantët e grupit ekstremist të ashtuquajtur Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, shkruan Rel.

Ministri i Jashtëm gjermna, Heiko Maas, i tha transmetuesit publik ZDF se ai ishte i shqetësuar për mundësinë e ringjalljes së mundshme të Shtetit Islamik, nëse trupat e huaja largohen shpejt nga Iraku.

“Askush nuk e dëshiron atë”, tha ai.

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *