Vendosni fjalën kyçe....

U grabit para pak ditësh, gjendet e fshehur brenda një garazhi limuzina e Stalinit


Një limuzinë luksoze e blinduar, që supozohej se ishte përdorur nga ish-lideri sovjetik, Stalini, u raportua se u gjet e fshehur në një garazh në Moskë. Automjeti i blinduar vlerësohet të jetë me vlerë 2.8 milionë dollarë.

Vjedhja e madhe tronditi mediat ruse të premten, kur doli se ZIS-115 u rrëmbye nga një grup prej gjashtë vetash nga një garazh në veri të kryeqytetit të Rusisë. Por ata si duket nuk kanë shkuar larg. Makina u gjet e shtunë në një garazh tjetër në kryeqytet, njoftoi portali BAZA.

Asnjë i dyshuar nuk është ndaluar lidhur me grabitjen deri më tani. ZIS-115 është një limuzinë luksoze e prodhuar në vitet 1949-55 për zyrtarët e lartë sovjetikë.

Automjeti ka një blindim shumë të trashë të trupit dhe dritareve, të aftë për të ndaluar plumba të kalibrit të lartë në distancë të afërt, si dhe të përballojë një shpërthim të granatës së dorës. Vetëm 50 limuzina të këtij llojit janë prodhuar deri në vitin 1955.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *