Vendosni fjalën kyçe....

Protestat masive nuk ndalen as në festat e fundvitit në Hong Kong


Hong Kongu është përfshirë nga protestat masive të qytetarëve të cilat nuk u ndalën edhe në vigjilje të Krishtlindjes.

Protestuesit janë përfshirë në përplasje edhe me forcat e policisë, ku në drejtim të tyre kanë hedhur shumë çadra dhe objekte të forta. Policia hodhi në drejtim të tyre gaz lotsjellës dhe vërshuan drejt turmës për t’i arrestuar.

Shumë gra, burra, të moshuar dhe fëmijë ishin mbledhur në qendër të qytetit për të parë ndezjen e dritave vezulluese në vigjilje të Krishtlindjeve. Kujtojmë që protestat në Hong Kong kanë muaj të tëra që zhvillohen, kërkesat e tyre janë të qarta, kërkojnë më shumë të drejta që lidhen me lirinë e fjalës, të shtypit por edhe shumë të drejta të tjera që i mungojnë.

“The Guardian” shkruan se forcat e policisë kanë arrestuar deri më tani rreth 6 mijë persona që nga fillimi i protestës në muajin qershor deri më tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *